Seanca për Ballukun në Kushtetuese, SPAK: Pezullimi, masë e përkohshme. Rrezikohej helmimi i provave

Seanca për Ballukun në Kushtetuese, SPAK: Pezullimi, masë e përkohshme. Rrezikohej helmimi i provave

Prokuroria e Posaçme është shprehur kundër kërkesës së kryeministrit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të masës së pezullimit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Prokurori i SPAK gjatë gjatë seancës në Kushtetuese se nuk ka një konflikt kompetencash mes GJKKO-së dhe Kryeministrit. “Nuk konstatohet ekzistenca e një konflikti kompetencash. Nuk ka një ndërveprim mes Gjykatës dhe Kryeministrit. Marrëdhënia e pretenduar nga kryeministri buron nga Kushtetuta dhe nuk mund të pretendohet për konflikt kompetencash. A ka konflikt konkret mes GJKKO dhe kryeministrit? Kushtetuesja e ka argumentuar se çdo organ ka kompetencat e veta”, tha përfaqësuesi i SPAK. Sipas tij “Masat e sigurimit janë të ankimueshme dhe ekziston një procedurë e plotë ankimi në gjykatën e apelit dhe Gjykatën e Lartë. Pretendimi se pezullimi i zv.kryeminsitrit dhe ministrit të Infrastrukturës...