Samiti IV i Diasporës Shqiptare do të mbahet me 14-15 prill, Balla: Mundësi për të forcuar lidhjet

Samiti IV i Diasporës Shqiptare do të mbahet me 14-15 prill, Balla: Mundësi për të forcuar lidhjet

Samiti IV i Diasporës Shqiptare do të mbahet në 14 dhe 15 prill të këtij viti, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një mesazh drejtuar shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, thotë se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm përfaqësimi ndërkombëtar, duke e cilësuar atë si nivelin më të lartë të dinjitetit shtetëror në 113 vite pavarësi. “Të dashur motra dhe vëllezër bashkëatdhetarë në diasporë, Shqipëria është sot në nivelin më të lartë të përfaqësimit dhe dinjitetit të saj në arenën ndërkombëtare, në këto 113 vite pavarësi. Shqipëria është sot model i Europës në Ballkanin Perëndimor, vend anëtar i Bordit të Paqes që pret vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe do të përmbyllim bisedimet...