Sallam, djathë dhe fruta të thata, AKU bllokon mbi 2.4 tonë produkte në tregun Agro-Ushqimor

Sallam, djathë dhe fruta të thata, AKU bllokon mbi 2.4 tonë produkte në tregun Agro-Ushqimor

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.4 ton produkte pas kontrolleve në tregun Agro-Ushqimor. Njoftimi i AKU: Kontrolle në Tregun Agro-Ushqimor, Tiranë – Bllokohen mbi 2.4 tonë produkte Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas një denoncimi të ardhur në adresën zyrtare dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, zhvilloi kontrolle në subjektet që tregtojnë produkte ushqimore me origjinë shtazore në Tregun Agro-Ushqimor, Tiranë. Nga 14 subjekte të planifikuara për inspektim, në 5 prej tyre u krye kontroll i plotë, ndërsa 9 u gjetën të mbyllura. Gjatë kontrolleve u bllokuan 197.5 kg produkte të pasigurta (djathë kaçkavall dhe fruta të thata);2214.2 kg produkte pa etiketë ose me etiketim të parregullt (sallam dhe fruta të thata).Të gjitha produktet e bllokuara kanë destinacion asgjesimin. Për shkeljet e konstatuara...