Salianji: Sot kuvendi duhej të shpërthente kundër Ramës, ndërsa Berisha zgjedh rrugën e bojkotimit

Salianji: Sot kuvendi duhej të shpërthente kundër Ramës, ndërsa Berisha zgjedh rrugën e bojkotimit

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, ka reaguar ashpër në lidhje me bojkotin që opozita i ka bërë seancës së sotme penale. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se bojkoti është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit Edi Rama, në këtë kohë që Salianji i quajti më të zezat e qeverisë. “Sot Parlamenti duhej të ziente. Duhej të ishte arena ku një qeveri e kalbëzuar dhe e rrënuar moralisht të vihej me shpatulla pas muri. Sot Partia Demokratike duhej ti jepte zë zemërimit të qytetarëve dhe të rinjve që kanë ngritur dhe po mbajnë në këmbë revoltën më të gjatë popullore të viteve të fundit në Shqipëri. Por, mesa duket, interesi personal i Sali Berishës nuk e lejon Partinë Demokratike të marrë...