Salianji: Nëse Berisha ka garancinë që e mbështesin demokratët, pse nuk bën garë?

Salianji: Nëse Berisha ka garancinë që e mbështesin demokratët, pse nuk bën garë?

Përballë argumenteve historike që u parashtruan nga gazetari Endri Xhafo se “kështu ka qenë gjithmonë” në politikën shqiptare, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji mbajti një qëndrim të palëkundur, duke refuzuar relativizimin e mungesës së demokracisë në radhët e opozitës. Gjatë debatit në një studio televizive Salianji shprehu shqetësimin e tij të thellë se justifikimi i gjërave të gabuara me të kaluarën po i kushton Partisë Demokratike humbjen e vazhdueshme të elektoratit. “Ky është një problem i madh në debatin publik, që bëhet me relativizim”, tha Salianji duke iu përgjigjur panelistëve. “Kështu ka qenë, po. Ka qenë dhe më keq para 45 viteve. Por ne jemi sot 35 vite pas rënies së komunizmit, në vitin 2024. Shqipëria po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe...