Salianji: Kur unë bëja burg, të tjerët morën tendera dhe bënë para!

Salianji: Kur unë bëja burg, të tjerët morën tendera dhe bënë para!

Ervin Salianji ka ironizuar organizimin e protestave dhe takimeve të fundit të PD-së, duke deklaruar se partia sot po mbledh më pak njerëz para Kryeministrisë sesa Shoqata e Gjuetarëve të Korçës mblodhi në vitin 2021. Duke folur në një takim me demokratët, Salianji solli si shembull një protestë të zhvilluar tre vite më parë, kur ai kërkoi mbështetjen e shoqatës së gjuetisë në Korçë për kundërshtimin e moratoriumit. “Në 2021 kërkoj takim me shoqatën e gjuetisë Korçë, kishin shqetësim moratoriumin. Thanë nuk duam ndihmë nga ju si parti, por duam të heqim në Parlament moratoriumin dhe do ta shihni sa njerëz do të mbledhim. E vendosi dega Korçë dhe mblodhën 200 veta për të protestuar. Ndërkohië, PD sot nuk e kupton pse e ka problem...