Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu në Gjykatën Kushtetuese

Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu në Gjykatën Kushtetuese

Safet Bajri TIRANË-Safet Rustemi (Bajri), i cili ndodhet në qeli prej 22 shkurtit të 2025 ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, kundër mbajtjes së tij në burg. Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, Bajri kërkon shfuqizimin e vendimeve të dhëna nga GJKKO, Apelit të GJKKO dhe Gjykatës së Lartë. Safet Bajri, së bashku me Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon akuzohen nga SPAK për vrasjen e Fatbardh Licit.  Kërkesa: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 22, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 20 (87-2025-93), datë 20.03.2025 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1018, datë 24.06.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për pjesën që...