RTSH drejt shkrirjes, drejtoresha Eni Vasili pritet të emërohet ambasadore e Shqipërisë në Londër, godina do të…
Lëvizjet tektonike në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) po marrin formë, ndërsa qarqet mediatike dhe ato politike po zien nga thashethemet për një ristrukturim të thellë të institucionit më të rëndësishëm mediatik publik në vend. Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se ditët e drejtoreshës aktuale, Eni Vasili, në krye të këtij institucioni duket se janë të numëruara. Sipas të njëjtave burime, largimi i saj nuk do të jetë thjesht një ndryshim drejtuesish, por pjesë e një lëvizjeje më të gjerë strategjike. Flitet se Vasili pritet të pozicionohet në diplomaci, përkatësisht si ambasadore e Shqipërisë në Londër. Projekti i kullave dhe hija e Korporatës së Investimeve Megjithatë, zhvendosja e figurave drejtuese duket se është vetëm maja e ajsbergut. Interesi kryesor i aktorëve që po lëvizin...
Burimi:
sot.com.al