Rruga e rrezikut në Pajovë/ Aksidenti fatal i fëmijës, shpejtësia vijon të kërcënojë jetë
Më shumë se një vit më parë në aksin rrugor Elbasan Peqin, pranë fshatit Pajovë një fëmijë gjeti vdekjen teksa u përplas nga një makinë ndërkohë që ecte në trotuar. Në rrugën ku gërshetohen lëvizjet nacionale me zonat e banuara, shkolla e shërbime të tjera rreziku mbetet i madh edhe pse pas tragjedisë para shkollës u vendosën kufizues shpejtësie. Shkak kryesor mbetet shpejtësia tej normave. Në këtë rrugë thuajse çdo ditë shënohen ngjarje rrugore në të cilat përgjithësisht përfshihen kalimtarë. Teksa lëvizjet e mjeteve shtohen banorët e këtyre zonave shpresojnë në devijimin e korridorit VIII jashtë zonave të banuara si i vetmi shpëtim për jetët e tyre. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv