Rruga e juglindjes e bllokuar/ Flasin qytetarët: Nuk ka ndodhur kurrë kështu, shkaku janë punimet pa kriter
Vijon të bëhet emergjente situata në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të urës. Gjatë orëve të fundit shembja ka avancuar, duke rritur rrezikun për qarkullimin në këtë segment. Mjetet e rënda, kamionët dhe autobusët nuk do të lejohen të kalojnë në këtë zonë. Vendimi është marrë në koordinim me Policinë e Shtetit dhe do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë. Qytetarët janë shprehur për Top Channel se një situatë e tillë nuk ka ndodhur më parë. “Është e disata herë. Shkaku janë punimet pa kriter. Nuk ka ndodhur më parë”. “Nuk është rrëzuar më parë kështu” “Si kjo situatë nuk ka ndodhur, hera e parë”-janë shprehur qytetarët. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv