‘Rrokaj mori materialet hetimore të SPAK dhe ia dërgoi Ismailit’, Prokuroria e Posaçme zbardh skemën e hakerimit
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të tre personave, mes tyre edhe Agim Ismaili, ish drejtor i Burgjeve në lidhje me hakerimin e email-eve të prokurorëve të SPAK. SPAK po ashtu ka zbardhur skemën sesi janë marrë të dhënat dhe më pas janë shpërndarë tek personat e tjerë. Prokuroria e Posaçme sqaron se i pandehuri Arnold Rrokaj, aksesoi në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek të pandehurit, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, të cilët i shperndajnë ato më pas tek persona të tretë. Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj SPAK thotë se u identifikuan në një kohë të shpejtë brenda 24...
Burimi:
sot.com.al