‘Rritja e numrit të bashkive e domosdoshme’, Boçi: Reforma e 2015-ës shpopulloi vendin

‘Rritja e numrit të bashkive e domosdoshme’, Boçi: Reforma e 2015-ës shpopulloi vendin

Partia Demokratike ka prezantuar vizionin e saj për reformën e re territoriale në një takim të hapur me grupet e interesit, duke e cilësuar reformën e vitit 2015 si një “dështim real” me pasoja të rënda, përfshirë shpopullimin e vendit dhe centralizimin ekstrem të pushtetit. Në fjalën e tij, deputeti Luçiano Boçi argumentoi se ndarja aktuale administrative nuk erdhi si rezultat i një suksesi, por si pasojë e dështimit të qeverisjes lokale, e cila, sipas tij, u projektua për të siguruar kontrollin absolut të votës politike. Duke analizuar shtatë vitet e fundit, Boçi theksoi se mazhoranca po përdor të njëjtat terma teknikë si në 2015-ën, por brenda një projekti politik që synon vetëm rikontrollin e pushtetit. Sipas tij, sfidat si lëvizja e popullsisë, asimetria fiskale...