Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë
Foto ilustruese TIRANË- Pas kërkesës për dhënie kompensimi, dërguar Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban nëpërmjet sot nëpërmjet një deklarate për media kanë kërkuar heqjen e TVSH për këtë sektor dhe rishikimin e akcizës dhe taksës së qarkullimit te nafta me qëllim uljen e kostove nga shtrenjtimi i çmimit. Shoqatat e transportit ngrenë shqetësimin se rritja e çmimit të naftës nga rreth 145 lekë/litër në rreth 214 lekë/litër aktualisht, pra një rritje prej afërsisht 70 lekë për litër, ka sjellë një shtim të konsiderueshëm të shpenzimeve operative për operatorët. Me qëllim mosreduktimin e shërbimit apo rritjen e çmimit të biletës, operatorët u kanë kërkuar institucioneve marrjen e 3 masave. “-Rishikimin...
Burimi:
zeri.ai