Rritja e çmimit të karburanteve në vend, ministrja Ibrahimaj: Po përgatisim edhe një akt për ndërhyrje në reduktimin e akcizës
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një deklaratë për mediat një ditë pas mbledhjes së Bordit të Transparencës për çmimin e karburanteve, u shpreh se qeveria po bën gati edhe një akt për të ndërhyrë në uljen e akcizës. E pyetur nga gazetarja e Top Channel Rudina Muça për paketa mbështetëse për qytetarët në këtë ‘valë’ luhatjesh dhe rritje çmimesh, ajo u shpreh: Sa i takon ndërhyrjeve të tjera, do të bëjmë një akt që do ndërhyjë në reduktimin e akcizës në nivel 20%, do të miratohet në këshillim e Ministrave dhe do behet publike në momentin e duhur. Kemi gjykuar që për pensionistët dhe shtresat në nevojë çmimi më i ndjeshëm është energjia elektrike dhe shporta bazë e ushqimeve. Nëse do të...
Burimi:
top-channel.tv