Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës del në terren dhe nis monitorimin e tregut të karburanteve
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe pakicë, për çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes. Institucioni bën të ditur se të gjitha ndërmarrjet që tregtojnë karburante janë aktualisht nën vëzhgim. Nëse konstatohet se rritjet e çmimeve tejkalojnë luhatjet e tregjeve ndërkombëtare, do të merren masa në bazë të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Njoftimi i plotë Autoriteti i Konkurrencës njofton se, mbështetur në ligjin nr. 9121/2003, ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes me pakicë. Bëjmë me dije se, të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të karburanteve janë aktualisht nën monitorim nga Autoriteti i Konkurrencës....
Burimi:
kohajone.com