Rritet mosha për martesë/ Bie me 40 për qind numri i dasmave, studimet dhe ekonomia ndër faktorët që ndikojnë
Dikur martesa në Shqipëri ishte rrugëtimi që niste sapo mbaroje shkollën. Sot? Fillimisht duhet një shtëpi, një rrogë e mirë, pak stabilitet emocional, dy pushime në vit dhe ndoshta pastaj vjen radha e dasmës.Vet institucionet shtetërore na tregojnë nëpërmjet të dhënave se shqiptarët po martohen më pak dhe shumë më vonë. Duke I dhënë më shumë rëndësi shkollimit, mosha mesatare e martesës është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit teksa tek femrat nga 23.4 vjeç në vitin 2010 ka shkuar në 27.5 në vitin 2024, ndërsa tek meshkujt me ritëm më të ngadaltë nga 29.2 në 31.4 vjeç. Thënë ndryshe ‘po pres edhe pak’ po kthehet në një status kombëtar.Por nuk është vetëm mosha që po ndryshon. Edhe numri i martesave ka pësuar rënie ndër...
Burimi:
top-channel.tv