Rriten prurjet në Kaskadën e Drinit, por shkarkimet mbeten zero

Rriten prurjet në Kaskadën e Drinit, por shkarkimet mbeten zero

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka bërë të ditur situatën aktuale në kaskadën e lumit Drin, ku niveli i liqeneve dhe prurjet paraqiten të qëndrueshme. Sipas të dhënave zyrtare: Nivelet e liqeneve HEC Fierzë: 292.4 m mbi nivelin e detit HEC Koman: 170.7 m mbi nivelin e detit HEC Vau i Dejës: 73.4 m mbi nivelin e detit Prurjet natyrore HEC Fierzë: 400 m³/s HEC Koman: 230 m³/s HEC Vau i Dejës: 30 m³/s Shkarkimet HEC Fierzë: 0 m³/s HEC Koman: 0 m³/s HEC Vau i Dejës: 0 m³/s Prodhimi ditor i energjisë arrin në 26 mijë MWh. KESH bën me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore, pa rrezik për zonat përreth kaskadës....