Rriten çmimet në Durrës, të huajt blejnë apartamente, për vendasit shtëpia po bëhet e paarritshme
Bregdeti po tërheq gjithnjë e më shumë blerës në Gjirin e Durrësit, por ndërsa apartamentet e reja shtohen e bashkë me to dhe çmimet, për familjet shqiptare ëndrra për një shtëpi po bëhet gjithnjë e më e largët. Për shumë të huaj, vendi ynë po konsiderohet ideal për të jetuar, pas moshës aktive. Ata shohin mundësinë që s’e kanë në vendet e tyre, një jetë komode me kosto të ulët. “Po marrim në konsideratë të zhvendosemi në Shqipëri, sepse është shumë më lirë krahasuar me Shtetet e Bashkuara. Po shohim disa qytete për të vendosur ku të blejmë një apartament”, shprehet një shtetase amerikane. Por ndërsa të huajt bëjnë plane, vendasit shohin me shqetësim sesi çmimet rriten çdo ditë. Ajo që për një turist është...
Burimi:
top-channel.tv