Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Rriten çmimet e produkteve në tregun e Beratit, qytetarët: Nuk blejmë dot asgjë, jemi shumë të varfër
Çmimet e produkteve ushqimore, blegtorale apo atyre të fruta-perimeve kanë pësuar një rritje të ndjeshme, vetëm pak ditë para ndërrimit të viteve. Kjo gjë vihet re specifikisht në tregun e qytetit të Beratit, ku secili produkt ka një rritje në krahasim me disa ditë më parë. Në lidhje me këtë situatë, shumë qytetarë shprehen se janë të detyruar ti kufizojnë blerjet, për shkak të kostos së lartë të tyre. “Nuk blejmë dot asgjë, jemi shumë të varfër. Me këto çmime mezi do të arrijmë të blejmë ndonjë pulë shtëpie”, shprehen qytetarët për Syri.net. Sipas banorëve, produktet tradicionale të festave përfshirë këtu produket e mishit, peshkut apo gjeli dhe pula e detit, janë bërë të papërballueshme për shumë familje. Edhe frutat dhe perimet janë ndër produktet që kanë shënuar...