Rrëzohet Apeli, fiton gazetari në betejën për barnat e fëmijëve me kancer

Rrëzohet Apeli, fiton gazetari në betejën për barnat e fëmijëve me kancer

Gazetari Osman Stafa në një intervistë në emisionin televiziv foli për kalvarin e gjatë të betejës lidhur me çështjen shqetësuese për mungesën e ilaçeve, kimiove për fëmijët. Gjykata e lartë rrëzoi Apelin për çështjen e ilaçeve kimio për fëmijët, një denoncim ky i bërë nga gazetari i News24 Osman Stafa. Ai u shpreh se ka bërë denoncime të njëpasnjëshme, ndërsa ndau edhe një rast të dhimbshëm të një fëmijë 5 vjeçe që i duhet të përballej me këtë sëmundje të rëndë. “Një lajm i mirë po pas plot 4 vitesh. Dhe kur duhen 4 vite për të marrë një dritë jeshile që të bëhet drejtësi për fëmijët, patjetër është vonë. Por tek e fundit është edhe njëlloj shprese që drejtësia mund të vendoset. Për 2...