“Rrezikon 3 vite burg”, klinika çon në Gjykatë Pitarkën: Shpërndau informacione dezinformuese, dëmshpërblimi do shkojë për jetimoren

“Rrezikon 3 vite burg”, klinika çon në Gjykatë Pitarkën: Shpërndau informacione dezinformuese, dëmshpërblimi do shkojë për jetimoren

eliona pitarka, genta dedej dhe edi tushe TIRANË- Debati i nisur mes një klinike private në Tiranë, dhe ish-aktores, tashmë blogere Eliona Pitarka, duket se do të marrë zgjidhje në dyert e Gjykatave. Pas paralajmërimeve të bëra nga klinika Vera-Virhov, se Pitarka ndante dieta për fëmijë në Instagram, në emër të pediatrit Edi Tushe, beteja mes tyre ka vijuar edhe me publikime në Instagram. Ditën e sotme, klinika që drejtohet nga Genta Dedej, në një deklaratë publike, njofton se e ka paditur blogeren për shpifje, fyerje, dëmtim imazhi dhe shkelje ligji. Sipas tyre ky proces bazohet në Kodin Penal dhe parashikon dënime që shkojnë deri në 3 vite burg, sipas rasteve konkrete, ndërsa paratë që do të merren nga dëmshpërblimi do të jepen për bamirësi....