Rrëshqitje në aksin Librazhd-Pogradec, ARRSH: Kufizohet lëvizja e mjeteve
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka deklaruar se ka pasur rrëshqitje në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës. Sipas ARRSH, çarjet e vjetra dhe të reja që ishin shfaqur në këtë zonë janë thelluar akoma më shumë. Për këtë arsye, do të ketë kufizim të lëvizjes me një korsi në vendin e rrëshqitjes. Njoftimi Në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, është konstatuar se çarjet e vjetra dhe të reja që ishin shfaqur në këtë zonë janë thelluar akoma më shumë, duke paraqitur një situatë të pasigurt për përdoruesit e rrugës. Në këto kushte, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërmarrë menjëherë masat paraprake emergjente për parandalimin e aksidenteve të mundshme. Duke filluar që sot, në koordinim dhe me Policinë e Shtetit,...
Burimi:
kohajone.com