“Rrënimi i gjithanshëm i vendit, nuk i bën përshtypje kryeministrit”/PD, deklaratë për mediat: Edi Rama fsheh dështimet

“Rrënimi i gjithanshëm i vendit, nuk i bën përshtypje kryeministrit”/PD, deklaratë për mediat: Edi Rama fsheh dështimet

Për Partinë Demokratike, të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Shqipëria vijon në një krizë strukturore në tregun e punës së të rinjve, ku 20,1% e grup-moshës 15-29 vjeç, për vitin 2025, rezultojnë jashtë sistemit arsimor, pa punë dhe pa u përfshirë në formim profesional. Në një deklaratë nga selia blu, drejtuesja e Departamentit të Arsimit, Lili Sula tha se një situatë e tillë ka reduktuar mundësinë që të rinjtë të krijojnë familje dhe pasjen e një shtëpie të tyre. Sipas Sulës, Edi Rama është përgjegjësi kryesor për situatën në të cilën ndodhet rinia, ndërsa shtoi se kryeministri po shkatërron të ardhmen e vendit. Lili Sula:  ‘Të dashur qytetarë, të jemi të gjithë sot në shesh – secili me peshën e rëndë të derteve...