No Image Available

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin

jan prenga-altin hajri TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka këkruar dënimin me burgim të përjetshëm të Altin Hajrit, i cili po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati. Hajdri është shpallkur në kërkim si organizatori i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në janar 2020. 49-vjeçari Jan Prenga, pasi u mor peng dyshohet se është dërguar në “Golden Resort” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit. Burime bëjnë me dije se e seanca gjyqësore është shtyrë, pasi avokati i Hajrit kërkoi kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.  Si ndodhi pengmarrja  dhe vrasja e Jani Prengës? Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët...