Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin
SPAK ka shpallur pretencës për Altin Hajrin, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në 2020. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar burg përjetë për Hjarin, siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Biznesmeni Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, ku dyshohet se është dërguar pas marrjes peng në Kamëz 49-vjeçari Jan Prenga, ndodhet aktualisht në arrati. Besohet se shkak për eliminimin e Prengës janë bërë konfliktet për drogën që vëllai i Jan Prengës kishte në Angli me grupin kriminal që kishin lidhje edhe Hajrajt. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv