‘Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS’ që ndryshon çdo muaj’, Bardhi: Kjo është dhunë ndaj pakicës

‘Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS’ që ndryshon çdo muaj’, Bardhi: Kjo është dhunë ndaj pakicës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me ndryshimet e njëanshme të lajmëruara nga mazhoranca socialiste për Rregulloren e Kuvendit. Në postimin e tij në Facebook, Bardhi thekson se ‘Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS, që ndryshohet çdo muaj sipas vullnetit të vetëm një partie politike’. ‘Nëse një palë dikton rregullat e bashkëjetesës në mënyrë të njënashme, atëherë kjo është dhunë e shumicës ndaj pakicës brenda Kuvendit! Bashkëjetesa brenda institucioneve demokratike pamundësohet dhe opozitës i diktohet me forcën e kartonit edhe nëse duhet të flasë apo jo, sa duhet të flasë dhe çfarë duhet të thotë’, shkruan Bardhi. Postimi i plotë: Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS, që ndryshohet çdo muaj sipas vullnetit të vetëm një...