Rregullimi i urës nxjerr nga izolimi 2000 banorë të Xhyrë, ministri Vengu: Angazhim për infrastrukturën kritike
Rreth 2000 banorë të fshatit Xhyrë në Librazhd kanë dalë nga izolimi pas rregullimit të urës që lidhte zonën me të gjitha qendrat e shërbimit përreth. Ura ishte dëmtuar në nëntor të vitit 2025, duke pamundësuar lëvizjen e banorëve dhe mjeteve. Gjatë një inspektimi në terren, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu falënderoi punëtorët e Xhenios për angazhimin e tyre, si dhe banorët e zonës për durimin gjatë tre javëve të punimeve. ”Ajo që vlen të theksohet tani është që edhe ju, me të gjitha këto prurjet që kanë pasur lumenjtë, rrëshqitjet e dherave nëpër zonat rurale nëpër të gjitha bashkitë e vendit, edhe Reparti i Xhenios si pjesë e një përpjekje kombëtare dhe gjithë shtetërore, jemi të angazhuar në rehabilitimin e infrastrukturës kritike, transportit që...
Burimi:
kohajone.com