Rishikimi i praktikës së paraburgimit, Spartak Braho: Gjykata e Lartë mori vendim shumë të dobishëm

Rishikimi i praktikës së paraburgimit, Spartak Braho: Gjykata e Lartë mori vendim shumë të dobishëm

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë rishikuan një vendim unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e tij. Vendimi i marrë në unanimitet parashikon se kufizimi më i rëndë i lirisë personale, masa e arrestit me burg duhet të merret pasi më parë të jenë shqyrtuar realisht masat e tjera alternative. Ish-deputeti socialist Spartak Braho theksoi dje se ky hap i Gjykatës së Lartë është tejet i dobishëm për përmirësimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri, por shton edhe disa sugjerime. “Nuk po ecën ashtu siç duhet edhe nga prokuroria, të tëra shkallët e prokurorive, edhe nga gjykatat. Përveç shpalljes së dënimit të fajësisë apo pafajësisë, duhet sekuestrimi i pasurisë. Janë të domosdoshme 2 gjëra, pasuria e rrjedhur...