Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Riorganizim me “themel” në Policia Bashkiake, zgjerohen kompetencat, mbikëqyrje nga “superdrejtoria”! Ç’ parashikon projektligji i ri
TIRANË- Një projektligj i ri për Policinë Bashkiake synon riorganizimin e thellë të policisë vendore, me qëllim ruajtjen e sigurisë, qetësisë dhe rendit në komunitet, si edhe administrimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e mjedisit. Drafti parashikon krijimin e një strukture të centralizuar në nivel qarku dhe drejtorive vendore në bashki. Ky riorganizim vjen e si pasojë e mosfunksionimit të misionit të strukturës aktuale. Sipas relacionit shoqërues të projektligjit të publikuar nga WebLajm, janë konstatuar disa problematika, që nga kompentecat, paqartësi operacional, muhesë trajnimesh, etj. “Në praktikë konstatohen problematika që lidhen me qartësinë e kompetencave, paqartësi operacionale në zbatimin e detyrave të Policisë Bashkiake në territor, mungesë unifikimi të ushtrimit të përgjegjësive në rang vendi, mungesë trajnimesh të stafit dhe standardeve profesionale të punonjësve”, thuhet në dokumentin zyrtar....