Rikthehen skemat e mashtrimit me investime online, pas platformës “Xeux” një vit më parë tani është “Ivuu”
foto ilustruese LEZHË- Një tjetër skemë mashtrimi që zhvat qytetarët është zbuluar. Skemat e mashtrimit, të ngjashme me firmat piramidale, janë rikthyer sërish në qytetin e Lezhës. Edhe pse një skemë e tillë mashtroi më herët qindra qytetarë dhe solli humbje të mëdha financiare, institucionet përgjegjëse nuk ndërmorën asnjë veprim konkret. Nuk pati hetim të thelluar, nuk u identifikuan përgjegjësit dhe askush nuk u vu përpara drejtësisë, duke lënë të hapur terrenin për rikthimin e këtij fenomeni. Skema më e re “Ivuu” funksionon serish nëpërmjet aplikacionit “Telegram”, ku bëjnë pjesë rreth 260 pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, me emrin e grupit “Apex Albanian Group”. Shumë qytetarë investuan rreth një vit më parë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se brenda dy javësh do të përfitonin dyfishin...
Burimi:
zeri.ai