Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e sotme
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në juglindje reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.
Burimi:
kohajone.com