Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Dibrës, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore të shoqëruar me temperatura të ulëta deri më minus 3 gradë, të cilët kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugët nacionale dhe ato rurale. Bora ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa në zonat e thella malore raportohet një trashësi deri në 15 centimetra. Reshje të konsiderueshme bore janë regjistruar në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Zall-Dardhë, Zall-Reç, Sllovë, si edhe në Trebisht, Ostren dhe zonën e Martaneshit. Si pasojë e borës janë krijuar probleme në rrugët rurale. Vështirësi në qarkullim raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, kryesisht nga Qafa e Buallit drejt Peshkopisë. Situata më problematike paraqitet në rrugën nacionale në zonën e pishave në Fushë-Bulqizë,...
Burimi:
gijotina.com