No Image Available

Rikthehen hakerat iranianë! “Homeland Justice” kërcënon deputetët shqiptarë: Bisedat janë në duart tona, do të turpëroheni

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Hakerat e “Homeland Justice” kanë publikuar një mesazh kërcënues në Telegram, ku pretendojnë se zotërojnë komunikimet dhe korrespondencën e disa anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë gjatë muajve të fundit. Në postimin e tyre thuhet se aksesin e kanë fituar prej muajsh. Sipas tyre bisedat do të bëhet publike dhe “turpi do të mbetet përgjithmonë”. “Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni mbrojtur me të vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të bëjmë që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë,” ka postuar Homeland Justice. POSTIMI “Kjo është gjithashtu nga qasja e Homeland Justice në të gjithë infrastrukturën kibernetike të...