Revolta prej 51 ditësh kundër Ramës, protestuesit mesazh të qartë: Nuk ndalemi deri në largimin e kryeministrit

Revolta prej 51 ditësh kundër Ramës, protestuesit mesazh të qartë: Nuk ndalemi deri në largimin e kryeministrit

Protesta e qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 51-të, ndërsa mijëra persona vijojnë të mblidhen në kryeqytet duke kërkuar ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta dhe thirrje kundër mazhorancës, protestuesit deklarojnë se rezistenca e tyre do të vijojë dhe se kërkesat janë të panegociueshme. Në marshimin në rrugët e Tiranës, jehojnë thirrjet: “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Qytetarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj klasës politike, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe mungesë përfaqësimi. Ata kanë drejtuar kritika edhe ndaj Kuvendit, duke e cilësuar atë si një institucion që nuk i shërben interesit të qytetarëve. “Në datën 23 duhet të jemi këtu, të mos mungojmë”, u shpreh një...