Revolta madhështore/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Revolta madhështore/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ku po zhvillohet protesta kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët kanë nisur të mblidhen në shesh, ndërsa gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje kundër kryeministrit, mes tyre edhe “Jep dorëheqjen!”. Protestuesit pritet të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku protesta zhvillohet prej 74 ditësh. Tubimi i sotëm vjen në kuadër të protestës së vazhdueshme, me qytetarët dhe organizatorët që kërkojnë ndryshime politike dhe vijojnë të shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë Rama. Pas marshimit, protestuesit do të grumbullohen përpara Kryeministrisë, aty ku prej 74 ditësh vijon qëndresa dhe ku pritet të përsëriten thirrjet kundër qeverisë.