Revolta kundër qeverisë! Pankarta ironike ndaj Ballukut, dhe deputetëve socialistë: Belinda t’i lëshojë apartamentet…
Në tubimin e radhës kundër qeverisë, protestuesit kanë zgjedhur një formë ironike për të përcjellë mesazhet e tyre politike, duke shpalosur pankarta me kritika ndaj disa prej figurave të mazhorancës dhe deputetëve socialistë. Pankartat, të cilat protestuesit i kanë cilësuar si “5 kërkesat e tyre”, kishin në fokus emra të njohur të Partisë Socialiste, duke përfshirë Taulant Ballën, Belinda Ballukun dhe deputetë të tjerë të shumicës parlamentare. Në njërën prej tyre shkruhej: “Kërkesa 1: Taulant Balla të heqë dorë nga ekonomia dhe të fillojë punë ndërtimi.” Ndërsa një tjetër pankartë i kushtohej deputetes socialiste, Zegjine Çaushi, ku thuhej: “Kërkesa 2: Zeqineja të rifillojë shkollën nga klasa e parë, por këtë herë me prezencë të detyrueshme.” Mesazhe ironike pati edhe për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku. Në një...
Burimi:
sot.com.al