Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

 Nga Fatos Bytyci dhe Edward Mcallister Reuters i ka dedikuar një shkrim hetimeve të Prokurorisë së Posaçme mbi mënyrën se si është përfituar prona në Zvërnec, e shitur më pas për të ndërtuar një resort nga kompani të lidhura me Jared Kushner. Duke cituar dosjen hetimore të SPAK, Reuters shkruan se hetimet ngrenë dyshime se pronësia e tokave është marrë përmes falsifikimit të dokumenteve dhe se autoritetet shqiptare janë në kërkim të biznesmenit Artur Shehu. “Shehu ia shiti tokën në bregdetin e virgjër shqiptar për resortin e planifikuar kompanisë “Albania Land Development”, e cila është në pronësi të zhvilluesve të projektit të mbështetur nga Kushner, “Sazan Real Estate Development”, dhe investitorëve të tjerë. Dokumentet e SPAK thonë se Shehu e shiti tokën për projektin e...