Burimi:
sarandanews.com

Foto © sarandanews.com
Reshjet intensive të shiut vazhdojnë, si paraqitet situata aktuale në qarkun e Shkodrës…
Në vijim të kushteve atmosferike të ditës së sotme dhe bazuar në informacionet e mbledhura nga strukturat operacionale në terren, po ju informojmë se situata në territorin e Qarkut Shkodër është nën monitorim të vazhdueshëm. Institucionet vendore dhe strukturat e emergjencave civile janë të angazhuara dhe në gadishmëri të plotë për të përballuar çdo zhvillim të mundshëm të situatës.Në Bashkinë Shkodër janë regjistruar reshje shiu me intensitet të lartë, ndërkohë që të gjitha kapacitetet e bashkisë janë në gadishmëri të plotë për përballimin e çdo situate të mundshme. Në Bashkinë Vau i Dejës aktualisht nuk raportohen reshje shiu.Në Bashkinë Malësi e Madhe, gjatë natës janë regjistruar reshje të dendura shiu. Në qytetin e Koplikut ka pasur prani uji në rrugë, por situata paraqitet në përmirësim,...








