Burimi:
top-channel.tv

Foto © top-channel.tv
Reshjet e dendura të shiut në Gjirokastër/ Del nga shtrati përroi i Ficos dhe liqeni i Viroit, uji merr përpara makinat
Përmbytjet nga reshjet e dendura kanë shkaktuar dëme të mëdha në Gjirokastër. Përroi i Ficos ka dalë nga shtrati këtë të martë, duke përfshirë me ujë një pjesë të qytetit dhe disa fshatra përreth. Përmbytjet kanë lënë shumë banesa dhe dyqane nën ujë dhe kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Lagjja “18 Shtatori” është më e prekur, ku uji ka depërtuar në shtëpi dhe biznese, ndërsa disa rrugë janë të bllokuara për shkak të pemëve të rrëzuara dhe rrënjëve që kanë dalë mbi asfalt. Të gjithë përrenjtë e zonës, përfshirë edhe Liqenin e Viroit, kanë dalë nga shtrati, duke rritur rrezikun për lagjet periferike. Autoritetet lokale po përpiqen të rikthejnë energjinë elektrike dhe të hapin rrugët e bllokuara, por errësira dhe reshjet e vazhdueshme kanë...








