Burimi:
opinion.al

Foto © opinion.al
Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar në disa zona të vendit, duke përfshirë edhe rrugën interurbane që lidh Tiranën me Durrësin. Në hyrje të Durrësit, pranë një karburanti, uji ka mbuluar të dyja anët e rrugës, duke e bërë të pamundur lëvizjen normale të automjeteve. Për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore ka njoftuar devijime të lëvizjes: automjetet që vijnë nga jugu drejt Tiranës do të qarkullojnë përmes Rrugës së Plepave deri në Ndroq dhe më pas nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”. Ndërkohë, për drejtimin Durrës, automjetet duhet të kalojnë nga rruga e universitetit drejt Spitallës dhe më pas në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”. Policia apelon tek drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë...






