Reshjet e dendura bllokojnë rrugët, pezullohet mësimi në shumicën e shkollave në Durrës
Mësimi është pezulluar në shumicën e shkollave të Durrësit për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe bllokimit të rrugëve. Sipas Zyrës Vendore të Arsimit Durrës, prindërit dhe mësuesit janë njoftuar që të shmangin lëvizjet deri në qetësimin e situatës. Aktualisht, mësimi po zhvillohet vetëm në katër shkolla. Një prej tyre është shkolla 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” në qytetin e Durrësit, ndërsa tre të tjerat ndodhen në njësitë administrative. Konkretisht, mësimi vijon, sipas ZVA-së, në shkollën “Njazi Mastori” në Sukth, “Rexhep Mezini” në Ishëm dhe “Pren Simoni” në Draç. ZVA Durrës bën me dije se vendimi është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit mësimor, ndërsa situata po monitorohet në vijimësi dhe mësimi do të rifillojë sapo kushtet të...
Burimi:
top-channel.tv