Reshjet e dëborës zbardhin edhe Kukësin, Tropojën e Dibrën, si paraqitet situata
Reshjet e dëborës kanë përfshirë lartësitë mbi 900 metra në qarqet Kukës dhe Tropojë, duke zbardhur fshatrat e njësive administrative si Shishtaveci dhe Lugina e Valbonës me një trashësi deri në 5 cm. Megjithëse dëbora nuk ka krijuar vështirësi, reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar rënie gurësh në disa akse kryesore si Kukës–Qafë Mali dhe Bajram Curri–Valbonë.Aktualisht, firmat e mirëmbajtjes ndodhen në terren për pastrimin e rrugëve nga materialet inerte, duke garantuar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa ndërprerje. Reshje dëbore ka pasur edhe në territorin e qarkut të Dibrës. Bora ka zbritur deri në 700 metra mbi nivelin e detit, duke përfshirë fshatrat për rreth qytetit të Peshkopisë. Temperaturat nuk kanë zbritur nën zero.
Burimi:
gijotina.com