Reshje shiu dhe temperatura të ulëta, anulohet ceremonia e hedhjes së Kryqit edhe në Gjirokastër
Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, për herë të parë nuk u zhvillua ceremonia tradicionale e hedhjes së Kryqit në Gjirokastër. Moti i keq, i shoqëruar me reshje dhe temperatura të ulëta, e bëri të pamundur organizimin e këtij rituali të rëndësishëm për besimtarët ortodoksë. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” u mbajt vetëm mesha e shenjtë, e cila u drejtua nga At Emiljano Ligo. Besimtarë të shumtë morën pjesë në shërbesën fetare, duke u lutur për shëndet, paqe dhe mbarësi, ndërsa ceremonia jashtë katedrales u anulua për arsye sigurie. Edhe pse pa hedhjen e Kryqit, kjo ditë u përjetua me përkushtim dhe besim nga komuniteti ortodoks i qytetit, duke ruajtur frymën shpirtërore të festës dhe rëndësinë e saj fetare. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv