Rënie rezervimesh për easyJet nga lufta, paralajmërohen bileta më të shtrenjta

Rënie rezervimesh për easyJet nga lufta, paralajmërohen bileta më të shtrenjta

Shefi ekzekutiv i easyJet, Kenton Jarvis, ka deklaruar se konflikti në Lindjen e Mesme ka filluar të ndikojë në rezervimet e fluturimeve, ndërsa rritja e çmimit të naftës ka të ngjarë të sjellë një rritje të çmimeve të biletave ajrore deri në fund të verës. Megjithëse linja ajrore kishte siguruar një pjesë të madhe të karburantit të saj deri vitin e ardhshëm, duke shmangur çmimet e larta të kerozinës, Jarvis paralajmëroi se ishte “e pashmangshme” që një pjesë e kostove do të kalonte në çmimet e biletave. Jarvis theksoi se rezervimet paraprake për verën kishin filluar të ngadalësoheshin. Fluturimet drejt Turqisë, Qipros dhe Egjiptit, për shkak të afërsisë me zonën e konfliktit, kishin pësuar rënien më të madhe në rezervime. Si pasojë, pasagjerët ishin kthyer...