Rëndohet trafiku në aksin Përrenjas-Elbasan, pritet përkeqësimi i situatës në orët në vazhdim
Trafiku ka filluar të rëndohet sapo del nga Librazhdi në drejtim të Elbasanit, aksi Përrenjas-Elbasan. Një varg kilometrik automjetesh të cilët lëvizin jo më shumë se 10 km/h është bërë në aksin Librazhd- Fushë Labinot ku po kryhen edhe punime për zgjerimin e rrugës. Ky bllokim automjetesh lidhet edhe me numrin e lartë të vizitorëve që kishin zgjedhur juglindjen për festa, e tashmë po kthehen për tu përgatitur për javën e parë të punës në vitin 2026. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv