Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Itali, ndërron jetë edhe shoferi shqiptar pas përplasjes me kamionin
Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në Siçili, pasi ka ndërruar jetë edhe drejtuesi i automjetit që u përplas me një kamion të ngarkuar me fruta dhe perime pak ditë më parë. Pas katër ditësh në gjendje kritike në spital, Tili Pilinci, 39 vjeç, ka humbur jetën në spitalin “Villa Sofia” në Palermo, duke e çuar në dy numrin e viktimave. Në momentin e përplasjes fatale, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, humbi jetën Flori Topalli, 24 vjeç, i cili ndodhej në të njëjtin automjet. Sipas mediave italiane, 39-vjeçari u transportua fillimisht në spitalin “Barone Lombardo” në Canicattì, por për shkak të gjendjes shumë të rëndë u transferua më pas në reanimacionin e spitalit “Villa Sofia” në Palermo,...
Burimi:
top-channel.tv