Rekomandimet prioritare në luftën kundër kriminalitetit, Gogu: 37% të procedimeve me iniciativën e SPAK
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu prezantoi sot Rekomandimet Prioritare 2026 në luftën kundër kriminalitetit, në një takim të përbashkët me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe Drejtuesin e SPAK Klodian Braho. “Analiza e zbatimit të rekomandimeve të vitit të kaluar konfirmon tendenca pozitive: SPAK nisi kryesisht 37% të procedimeve të reja — rritje prej 19.8% krahasuar me 2024; çështjet e prapambetura për 2020–2021 u reduktuan me 78%, përpara afatit të planifikuar; vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti rreth 33 milionë euro. Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dërguan 182 procedime korrupsioni për gjykim, rritje prej 15.92%. Rekomandimet 2026 sjellin tre shtesa me karakter strukturor: evazionin fiskal si prioritet penal të lidhur me mbrojtjen e interesit financiar të shtetit; kriminalitetin kibernetik me ngritje njësish të...
Burimi:
top-channel.tv