Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro: Rrezik për mjedisin dhe pa kushte sigurie

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro: Rrezik për mjedisin dhe pa kushte sigurie

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një sërë zonash minerare të shfrytëzuara ndër vite dhe tashmë jashtë aktiviteti të vendosura në rajone të ndryshme të vendit duhet të rehabilitohen për të rritur sigurinë e mjedisit dhe shëndetit publik. Qeveria pranon në Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Sektorit Minerar 2026-2040 një seri sfidash me të cilat duhet të përballet ky sektor ku bën pjesë edhe rehabilitimi i zonave ku dikur aktiviteti minerar ka qenë mjaft intensiv. “Trashëgimia historike e veprimtarive minerare, e akumuluar për dekada pa standarde bashkëkohore teknike dhe mjedisore, ka lënë pas një gjurmë të thellë ndotjeje, veçanërisht në zonat e Bulqizës, Rubikut, Kukësit, Korçës, Rehovës, Pogradecit, Hasit, Ersekës, Munellës, Mamëzit, Mëzezit Memaliajt, Kurbneshit, etj, ku depozitimet e mbetjeve minerare, dambat, sterilet dhe drenimi i ujërave acide te...