Reforma Territoriale, PS bën një hap pas nëse PD nuk bojkoton më. Do të zhbëjë formulën e propozuar për heqjen e barazisë

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas nëse PD nuk bojkoton më. Do të zhbëjë formulën e propozuar për heqjen e barazisë

Partia Socialiste është tërhequr nga kërkesa për të marrë shumicën në Komisionin e Reformës Territoriale, me kushtin që PD të mos i bojkotojë më punimet. Po ashtu PS ka propozuar në Konferencën e Kryetarëve që nëse PD e ka serioze qëndrimin që nuk bojkoton territorialen, të hënën të mblidhet komisioni dhe të shihet nëse ata do të jenë të pranishëm. Në rast se përfaqësuesit e PD do të shkojnë, atëherë PS do të zhbëjë formulën e propozuar për heqjen e barazisë. Gjatë debateve në Konferencën e kryetarëve, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka mbajtur qëndrimin që mbledhja nuk është bojkotuar. “Thjesht në dy data që kanë qenë për mbledhje, nuk kanë qenë anëtarët tanë, sepse kanë pasur angazhime të tjera”, mësohet të ketë...