Reanimacioni mbeti pa drita/ QSUT ende pa shpjegim, përse nuk funksionuan bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni mbeti pa drita/ QSUT ende pa shpjegim, përse nuk funksionuan bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Në pritje të përgjigjes zyrtare nga drejtoria e QSUT mbi ngjarjen e pazakontë që ndodhi në dy sallat e reanimacionit për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike, ku u rriskuan me jetë 10 pacientë të intubuar dhe 20 të tjerë në sallën e reanimacionit. Ajo që dihet deri më tani është se, me ikjen e dritave, nuk ka hyrë në punë sistemi ‘Back Up’ i UPS-it dhe gjeneratorëve, të cilët duhet të ishin aktivizuar menjëherë. Por burime të Top Channel, bëjnë me dije se një nga sistemet që duhej aktivizuar nuk funksionoi, çka bëri që për 30 minuta, 30 pacientëve t’u rrezikohej jeta. Si një qendër spitalore terciare, me një rëndësi të madhe jetike, QSUT më parë furnizohej nga tre linja të energjisë elektrike, por...